Deliu i kthehet ashpër Kurtit, ia lexon postimin e vitit 2018: Ti je mashtrues i madh
Aktuale
April 03, 2026 - 19:15
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, e ka quajtur kryeminsitrin Albin Kurti, “mashtrues”, në diskutimin që po bëhet në Kuvend, pas fjalës së tij për situatën me çmimin e naftës në Kosovë.
Deliu ia riktheu Kurtit një postim të tij, të vitit 2018, ku thoshte se “me qeverisjen e VV-së, lirohet nafta për traktorët e bujqve…”
“Mos ma ndërprej fjalën asnjëherë zoti Gola. Kush s’ia ndërprejti fjalën kryeministri, as dje e as sot. Ti kryeministër je mashtrues i madh, ti e ke hallin sot qysh me çu këtë vend në zgjedhje, për shkak të paaftësisë tande me qeveris, me propagandë e diktaturë, që s’po don me ndalë asnjëherë.”
