Kastriot Jashari emërohet U.D i drejtorit të Inspektoratit Qendror të Punës

Kastriot Jashari emërohet U.D i drejtorit të Inspektoratit Qendror të Punës

Aktuale April 03, 2026 - 22:36

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se, me vendim të Ministrit Andin Hoti, Kastriot Jashari, është emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës.

Njëkohësisht, Hoti ka falënderuar z. Vesel Zhinipotokun për angazhimin dhe kontributin e tij të deritanishëm.

"Reformimi i Inspektoratit Qendror të Punës mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë. Fuqizimi i këtij institucioni është zotim i qartë i yni dhe pjesë e programit qeverisës. Do të ndërmerren masa konkrete për rritjen e ndjeshme të numrit të inspektorëve, digjitalizimin e plotë, forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe garantimin e zbatimit të ligjit në çdo rast", njofton Inspektorati Qendror i Punës.