Hoxhaj: Kurti po udhëheq pa rregulla e në mënyrë antikushtetuese
Aktuale
April 04, 2026 - 13:35
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi po jeton në një republikë private të kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Hoxhajt, Kurti është duke udhëhequr në mënyrë antikushtetuese dhe pa rregulla.
“Në fakt, ne jetojmë në një sistem i cili është qeverisje private e z. Kurti, është një Republikë private”, tha Hoxhaj.
“Nuk ka kurrgjë e cila do të duhej të funksiononte në përputhje me Kushtetutën, me ligjin, me procedurat demokratike”. /klankosova