Abdixhiku: Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve

Aktuale April 05, 2026 - 11:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Në urimin e tij, përmes faqes zyrtare të LDK-së në Facebook, Abdixhiku theksoi se kjo festë shënon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore.

“Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju uroj përzemërsisht festën e Pashkëve. Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, me besimin se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.Gëzuar Pashkët!”, thuhet në urim.