Çështja e presidentit, nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
Foto: Laura Hasani

Çështja e presidentit, nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Aktuale April 06, 2026 - 11:32

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend për t’u takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Në këtë takim do të diskutohet procesi i zgjedhjes së presidentit.

Njëherësh, në Kuvend ka arritur edhe Abdixhiku, i cili ka theksuar se do të flasë pas takimit.

Takimi tashmë ka filluar.

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë kohë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të ish-presidentes Vjosa Osmani, më 25 mars për shpërndarjen e Kuvendit, pas moszgjedhjes e presidentit në një seancë më 5 mars.