“Rama në ndjekje penale”, Berisha bën akuza të reja për dosjen “Partizani”

“Rama në ndjekje penale”, Berisha bën akuza të reja për dosjen “Partizani”

Aktuale April 06, 2026 - 15:32

Kryeministri Edi Rama duhet të përballet me drejtësinë sa i takon çështjes “Partizani”. Kështu u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha, pasi u paraqit këtë të hënë sërish në SPAK në zbatim të masës së detyrim paraqitjes.

Sipas Berishës, Rama ka marrë vendime për ndryshimin e destinacionit të pronave dhe për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik.

Ai shtoi se këto veprime janë të dokumentuara dhe duhet të hetohen nga drejtësia.

“Sa për dijeni, Edi Rama është kërkuar nga të akuzuarit e dosjes që në fillim të vijë jo dëshmitar, por në ndjekje penale. Pse? Sepse Edi Rama, një pjesë të mirë të territorit të klubit Partizani, e kishte shndërruar në një zonë urbane ndërtimi pa asnjë kërkesë të pronarëve, pa asnjë kërkesë të askujt, përveçse probabilist të peshkaqenit Olsi Rama, i cili kishte vendosur të bëhej miliarder në tokën e tjetrit. Dhe Edi Rama e ka zonuar atë në një kohë kur ajo as nuk u ishte kthyer pronarëve dhe as nuk kishin bërë asnjë kërkesë. Meqë është thënë se është Berisha ai që ka firmosur zonimin, një histori turpi, kjo është e vërteta. Dhe është thirrur të pyetet Edi Rama. Mbrapa Edi Rama dha lejet e ndërtimit tek klubi Partizani”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se është i gatshëm të marrë pjesë në çdo seancë ku do të thirret, duke kërkuar një përballje të drejtpërdrejtë publike.

“Po të më thërrasë gjykata, do të shkoj me kënaqësi”, tha Berisha, duke shtuar se transparenca është thelbësore për zbardhjen e së vërtetës.

Berisha akuzoi ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumanit, prokurorit të Posaçëm Arben Krajës si dhe gjyqtares Irena Gjoka. /a2cnn