Osmani: Me SHBA-në parandaluam sulme më ogurzeza se Banjska, i telefonuam në 3 të mëngjesit

Osmani: Me SHBA-në parandaluam sulme më ogurzeza se Banjska, i telefonuam në 3 të mëngjesit

Aktuale April 07, 2026 - 22:29

Presidentja Vjosa Osmani tha se me ndihmën e Amerikës janë parandaluar plane ogurzeza të Serbisë edhe pas sulmit në Banjskë.

Ajo tregoi se kur kishte ndodhur sulmi, kishte zhvilluar telefonata në 3 të mëngjesit.

“Ne një shtet e kemi në krah, është Amerika. Kjo është dëshmuar edhe në ditën e Banjskës dhe të gjithë që punojnë në institucione e dinë fort mirë për çka e kam fjalën. Është dëshmuar edhe kur është sulmuar Ibër Lepenci dhe të gjitha institucionet e dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë ne në 3 të mëngjesit në telefon, kush na ka dalë në ndihmë e kush na ka mbyllë telefonin”, tha Osmani në T7.

“E dinë institucionet tona që Presidentja e Republikës së Kosovës i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për të parandaluar plane shumë me ogurzeza që kanë qenë ende në implemenmtim e sipër, përtej Banjskës, pra nuk ka qenë vetëm Banjska në rrezik, ka qenë ajo që planifikonte Serbia më pastaj. Kemi arrit këtë në momentin kur e kemi thirr Shtëpinë e Bardhë, me ndihmën e ambasadorit amerikan, dhe kemi arritur që, në komunikim me Amerikën, të parandalojmë plane shumë më ogurzeza”, shtoi Osmani.