Kurti shkon në veri
Aktuale
April 08, 2026 - 11:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po viziton ambientet e sapohapura të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ku deri para disa kohësh ishte Drejtoria për Qytet dhe Tokë Ndërtimore dhe disa institucione tjera më të vogla paralele të Serbisë.
Para kësaj, Kurti kishte vizituar një familje shqiptare te “Tre rrokaqiejt”.
Siç raporton mediumi në gjuhën serbe Kossev, ai erdhi për vizitë te familja e Selver Haradinajt, i cili u vra në vitin 2012, transmeton Zeri.info.