Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare
Aktuale
April 08, 2026 - 11:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agon Dobrunën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.
Sipas njoftimit zyrtar, kryeministri Kurti e uroi Dobrunën për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Emërimi i tij vjen si pjesë e angazhimit të qeverisë për fuqizimin e punës së Ministrisë dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në fushat e punës, familjes dhe vlerave të luftës çlirimtare.
