Hoti flet për ekspozitën në shesh që ngjalli reagime: Nuk ishte në përgjegjësinë time
Foto: Laura Hasani

Hoti flet për ekspozitën në shesh që ngjalli reagime: Nuk ishte në përgjegjësinë time

Aktuale April 08, 2026 - 11:51

Andin Hoti, ministër në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka thënë se Ministria që ai drejton nuk ishte përgjegjëse për ekspozitën e masakrave në Kosovë, që u hap dy javë më parë në sheshet e Prishtinës.

Hoti tha se si ministër do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vlerat e luftës, duke paralajmëruar se së shpejti do të prezantojë edhe ligjin për mbrojtjen e këtyre vlerave, transmeton Zeri.info.

“Unë nuk i mësoj nga askush se çka janë vlerat e luftës, unë jam lind, jam rrit me to, i kam brenda në familje, unë nuk i mbroj ato se i kam obligim të punës, por se kam obligim moral dhe kombëtar të mbroj vlerat e luftës”.

“Ajo çka ka ndodh në dy javët e fundit është krijimi i një opinioni publik se ministria që unë udhëheq ka një lloj përgjegjësie për ekspozitën në shesh”, tha Hoti derisa po raporton në Komisionin e Kuvendit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.

Ai përmendi se edhe Kuvendi ishte pjesë e financimit të kësaj ekspozite dhe rrjedhimisht edhe gjithë deputetët.

“Unë nuk kam mekanizëm që shkoj mi heq ekspozitën nga sheshi, sepse Komuna e Prishtinës e ka dhen lejen dhe jo unë, financimin e kanë bërë disa organizata dhe Kuvendi i Kosovës, rrjedhimisht të gjithë që jemi këtu”, tha Hoti.

Raportimi i tij po vazhdon me pyetjet të deputetëve. /Zëri

Image