SHBA-ja kujton ditën kur misioni amerikan në Prishtinë u bë zyrtarisht ambasadë, 18 vjet më parë
Foto: Laura Hasani

SHBA-ja kujton ditën kur misioni amerikan në Prishtinë u bë zyrtarisht ambasadë, 18 vjet më parë

Aktuale April 08, 2026 - 12:03

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kujtuar ditën kur misioni i SHBA-së në Prishtinë u shndërrua zyrtarisht në Ambasadë 18 vjet më parë – më 8 prill 2008.

“Me Kosovën zyrtarisht si shtet të pavarur dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapi tjetër ishte të pasqyrohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga Zyra e SHBA-së në Ambasadë të SHBA-së. Si rezultat, titulli zyrtar i misionit u bë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë”, shkroi Ambasada Amerikane në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ky ndryshim erdhi pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. #Freedom250 #AmericanExcellence #KosovoJourneyToFreedom”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.