Deliu: Kushtetuta është shkelur dhjetëra herë e Osmani s’ka reaguar, i ka shërbyer Kurtit
Foto: Laura Hasani

Deliu: Kushtetuta është shkelur dhjetëra herë e Osmani s’ka reaguar, i ka shërbyer Kurtit

Aktuale April 08, 2026 - 13:16

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj “i ka shërbyer’’ kryeministrit Albin Kurti.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Osmani s’ka reaguar as kur janë sulmuar mediat, as kur është shkelur Kushtetuta e as kur çmimet e energjisë kanë qenë të larta.

“Është e vërtetë që zonja Osmani i ka shërbyer në plotni, në përpikëri Kurtit, edhe atëherë kur mediat janë sulmuar, edhe atëherë kur mediat janë quajtur ndërmarrje kriminale, edhe atëherë kur çmimet e rrymës kanë qenë të larta, kur Kushtetuta është shkelur me dhjetëra herë. Ne tek në ditën e fundit disa orë para përmbylljes së mandatit të saj e kemi dëgjuar Osmanin që në Kosovë është shkelur Kushtetuta disa herë’’, ka thënë Deliu mes të tjerash. /express