Gërvalla: Institucionet gjyqësore qëndrojnë në qendër të angazhimit tonë

Gërvalla: Institucionet gjyqësore qëndrojnë në qendër të angazhimit tonë

Aktuale April 08, 2026 - 21:43

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka pritur në takim koordinatorin për Zhvillim të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Stephen O`Malle dhe drejtorët e agjencive të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

“Institucionet gjyqësore qëndrojnë në qendër të angazhimit tonë, me fokus në rritjen e integritetit, pavarësisë dhe profesionalizmit të tyre. Theksuam rëndësinë e mekanizmave që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka shkruar Gërvalla në facebook.

Ajo ka theksuar se digjitalizimi i shërbimeve gjyqësore ka mundësuar hap të rëndësishëm drejt transparencës, ndërkaq për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje e dhunës gjinore u potencua nevoja për masa mbrojtëse efektive dhe koordinim të fuqishëm të institucioneve përgjegjëse.

“Nevoja për standardizimin dhe harmonizimin e legjislacionit u trajtua si një temë e veçantë, duke nënvizuar rëndësinë e një kornize ligjore të qartë dhe të koordinuar”, përfundon Gërvalla.