Kurti udhëton për në Londër, Mihali njofton për një diskutim atje për “shtetformimin ekonomik dhe stabilitetin global”
Foto: Laura Hasani

Kurti udhëton për në Londër, Mihali njofton për një diskutim atje për “shtetformimin ekonomik dhe stabilitetin global”

Aktuale April 09, 2026 - 10:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrë pjesë sonte në një diskutim të organizuar në Londër nga ODI Global, një Institut për Kërkime dhe Politika Zhvillimore.

Lajmi u bë i ditur nga koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila njoftoi përmes një postimi se tema e diskutimit do të jetë “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”.

“Sonte në Londër. ‘Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global’, diskutim në ‘ODI Global’ në Londër. Pjesëmarrës në diskutim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Mihali në një postim në Facebook.

Diskutimi në Londër do të jetë i hapur për pjesëmarrje fizike dhe online për publikun e interesuar, për të cilën gjë njoftoi edhe Mihali.