Haradinaj: Në pesë vjetët e fundit kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, kjo praktikë duhet ndalur
Aktuale
April 09, 2026 - 12:10
Kanë kaluar 18 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës.
Ai tha se Kushtetuta është dokumenti që garanton të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit për të gjithë pa dallim, shkruan Zeri.info.
“Në pesë vitet e fundit kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese, duke anashkaluar qëllimshëm parimet e saj. Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht.
Urime Dita e Kushtetutës!”, theksoi kreu i AAK-së. /Zëri