Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e Kosovës

Aktuale April 09, 2026 - 12:42

Me rastin e 18-vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit.

Abdixhiku u shpreh se Kushtetuta si akti më i lartë juridik është udhërrëfyes për përforcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shkruan Zeri.info.

“Në këtë 18-vjetor, ne kujtojmë me mirënjohje të thellë sakrificën dhe vendosmërinë e popullit tonë që i hapi rrugë krijimit të këtij dokumenti historik, si dhe të gjithë qytetarëve tanë që me përkushtim punuan dhe kontribuuan në ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e shtetit tonë, mbi vlerat demokratike.

Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për të vazhduar angazhimin tonë për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe euroatlantike.

Urime Dita e Kushtetutës!”, shprehet i pari i LDK-së. /Zëri