Parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale April 10, 2026 - 07:50

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, më pas gjatë ditës pritet gradualisht shtim i vranësirave, të cilat vonë në mbrëmje pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu.

Era do të fryjë në drejtime të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2° C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 17° C. /meteokosova