Arlinda Muqa zgjidhet nga Kuvendi anëtare e KPK-së
Foto: Laura Hasani

Arlinda Muqa zgjidhet nga Kuvendi anëtare e KPK-së

Aktuale April 10, 2026 - 15:05

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot anëtaren joprokurore në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Me 59 vota të deputetëve, Arlinda Muqa është zgjedhur anëtare e KPK-së, transmeton Zeri.info.

Në garë ishin edhe Novitet Nezaj, që mori 24 vota dhe Artan Fejzullahu tri vota, derisa tri ishin të pavlefshme. /Zëri