Ish-kryebashkiaku i New York-ut merr shtetësinë shqiptare
Aktuale
April 10, 2026 - 16:55
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për ish-kryetarin e New York-ut, Eric Adams.
Vendimi është marrë pas një kërkese të vetë Adams dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Ish-kryebashkiaku kishte qëndruar në Shqipëri në tetor të vitit 2025, ku zhvilloi takime zyrtare, përfshirë edhe me kryeministrin Edi Rama.
Eric Adams drejtoi qytetin e New York-ut nga 1 janari 2022 deri në fund të vitit 2025. Ai vjen nga një karrierë në polici dhe më pas në politikë lokale, ku shërbeu edhe si president i Brooklyn Borough, duke u fokusuar kryesisht në çështjet e sigurisë publike dhe menaxhimin e sfidave pas pandemisë.
