Moti për ditën e sotme
Aktuale
April 11, 2026 - 08:02
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0–1°C, ndërsa maksimalet parashihen ndërmjet 9–12°C .
“Pasdite, vende-vende priten riga shiu. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri
