Mot me diell e vranësira të shpërndara
Aktuale
April 13, 2026 - 07:55
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Zeri.info.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 e deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 15 e deri në 19 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri