27 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

27 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut

Aktuale April 13, 2026 - 08:06

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Doganaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Kaçanik, dhe Këshilli Organizues, nën përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, organizojnë manifestim përkujtimor.

Pas manifestimit përkujtimor, do të bëhet vendosja e luleve në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur, si dhe do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve.

Më 13 prill 1999 forcat serbe kishin rrethuar lagjen e Vatës dhe fshatin Sllatinë.

Pas një breshërie të pamëshirshme granatash, ato hynë me egërsi, plaçkitën dhe dogjën shtëpitë, duke vrarë mizorisht 13 shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm.