Sot, temperaturat deri në 19 gradë
Aktuale
April 16, 2026 - 07:50
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin edhe riga shiu në disa zona, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 8 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 17 e 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi 1 deri 7 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
