Rama sot drejt Italisë, do të takohet me Melonin

Rama sot drejt Italisë, do të takohet me Melonin

Aktuale April 16, 2026 - 08:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë sot Italinë.

Kreu i Qeverisë shqiptare mësohet se do të zhvillojë një takim me homologen e tij italiane, Georgia Meloni.

Takimi do të nisë në orën 15:00 në Palazzo Chigi.

“Ditën e enjte, më datë 16 prill, kryeministrja Meloni do të zhvillopjë një takim me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Romës.

Rama njihet për raportin e veçantë me homologen e tij italiane. Dy liderët vazhdojnë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, në interes të të dyja vendeve.