Parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Parashikimi i motit për sot

Aktuale April 17, 2026 - 07:46

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë gjithë ditës.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me një shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.