Kandic e quan zgjedhje të mirë emërimin e Agron Bajramit si Kryenegociator: Hap përpara nëse Serbia e emëron një të njejtë
Aktivistja serbe dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandic, ka shkruar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e ambasadorit Agron Bajrami si shef i ekipit negociator të Kosovës.
Kandic ka thënë se emërimi i ambasadorit Bajrami është një zgjedhje e mirë dhe sipas saj, nëse do të gjendej dikush i njëjtë për të drejtuar edhe ekipin serb për dialogun, do të ishte një hap përpara.
“Agron Bajrami është një zgjedhje e mirë. Nëse dikush si ai do të zëvendësonte negociatorin e Serbisë, i cili është kontraditkor, të paktën do të ishte një hap përpara”, ka shkruar Kandic.
Agron Bajrami je dobar izbor. Kad bi neko sliëan njemu zamenio pregovaraëa Srbije, koji se svaëa sa samim sobom, bio bi bar neki pomak. https://t.co/kfW44uXRSX
— Natasa Kandic (@natasakandic) April 23, 2026