“Ftoj organet e rendit të reagojnë menjëherë”, Haxhiu dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit
Foto: Laura Hasani

“Ftoj organet e rendit të reagojnë menjëherë”, Haxhiu dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit

Aktuale May 14, 2026 - 14:37

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, zëvendësministër dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

“Dhuna fizike në jetën publike është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve, i lirisë së veprimit politik dhe i vetë kulturës demokratike. Mandati publik nuk është strehë për arrogancë, as mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik”, u shpreh Haxhiu.

Ajo po ashtu ftoi organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe personat e përfshirë të përballen me drejtësinë.

“Ftoj organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit.

Hysni Mehanit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike.

Familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u bëj thirrje për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës”, thuhet në reagim. /Zëri