Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë
Aktuale
May 14, 2026 - 15:06
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, bëri betimin e grupit të 11-të të vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë.
Në këtë grup janë gjithsej 39 vullnetarë, teksa trajnimi i tyre zgjati 10 javë.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se vullnetarët do të kalojnë dy vitet e ardhshme duke mbështetur arsimin në anglisht dhe zhvillimin e komunitetit, duke forcuar partneritetin SHBA-Kosovë, ndërsa shfaqin më të mirën e Amerikës.
“Bashkohuni me ne për të mirëpritur Vullnetarët tanë më të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë!”, deklaron Ambasada.