Pas daljes së minatorëve, rifillon puna në “Trepçë”
Foto: Laura Hasani

Pas daljes së minatorëve, rifillon puna në “Trepçë”

Aktuale May 14, 2026 - 15:39

“Trepça” ka njoftuar se pas daljes së 18 minatorëve nga miniera, tashmë ka rifilluar puna dhe gjendja në njësinë biznesore i është kthyer normalitetit, shkruan “Zëri”.

Sipas njoftimit, punonjësit kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta të punës dhe aktivitetet operative po zhvillohen normalisht.

“Aktualisht, vetëm në Horizontin XI dera e sigurisë vazhdon të mbetet e mbyllur për shkak të ujit të akumuluar. Menjëherë pas largimit të ujit dhe krijimit të kushteve të sigurta për punë, do të rifillojnë aktivitetet edhe në këtë horizont. Me këtë rast, ‘Trepça’ SHA shpreh falënderim të veçantë për të gjitha institucionet e sigurisë, KOSTT-in, KEDS-in, zjarrfikësit, ekipet emergjente, stafin teknik dhe të gjithë ata që kontribuuan në menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit në njësinë biznesore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i “Trepçës”, pa ndërhyrje:

Trepça Sh.A. njofton se pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe angazhimit intensiv të ekipeve teknike, gjendja në njësinë biznesore i është kthyer normalitetit.

Punonjësit kanë rifilluar punën sipas proceseve të rregullta të punës dhe aktivitetet operative po zhvillohen normalisht.

Aktualisht, vetëm në Horizontin XI dera e sigurisë vazhdon të mbetet e mbyllur për shkak të ujit të akumuluar. Menjëherë pas largimit të ujit dhe krijimit të kushteve të sigurta për punë, do të rifillojnë aktivitetet edhe në këtë horizont.

Me këtë rast, Trepça Sh.A. shpreh falënderim të veçantë për të gjitha institucionet e sigurisë, KOSTT-in, KEDS-in, zjarrfikësit, ekipet emergjente, stafin teknik dhe të gjithë ata që kontribuuan në menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit në njësinë biznesore. Njëkohësisht falënderojmë edhe znj. Dr. Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, për përkrahjen e vazhdueshme dhe vizitën e realizuar gjatë menaxhimit të situatës. /Zëri