Kurti: Sami Lushtaku tentoi me veturë zyrtare të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë
Foto: Laura Hasani

Kurti: Sami Lushtaku tentoi me veturë zyrtare të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë

Aktuale May 18, 2026 - 20:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka tentuar që me veturë zyrtare të shkaktojë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhej ai.

Kurti e zbuloi këtë teksa foli për incidentin e javës së kaluar në Skënderaj si dhe përmendi një tubim të Vetëvendosjes atje më 31 janar 2025.

“Kryetari i Komunës së Skënderajt, me veturë zyrtare 2-Z, ka synuar që të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë. …Tri vetura ishin aty…Kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja e afërt e imja. Ka synu që ta ndërprejë qarkullimin e eskortës sonë në mënyrë të dhunshme”, ka deklaruar Kurti në KTV.

Ai tha se për këtë ka proces policor, por se nuk është arrestuar për këtë.

“Ka process policer për këtë gjë, por nuk është arrestuar për këtë gjë”, deklaroi Kurti.