Kurti takon zyrtarin e lartë të NATO-s, diskutohet për sigurinë dhe themelimin e xhandarmërisë së Kosovës

Kurti takon zyrtarin e lartë të NATO-s, diskutohet për sigurinë dhe themelimin e xhandarmërisë së Kosovës

Aktuale May 20, 2026 - 13:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendësndihmëssekretarin e përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, i cili po qëndron për herë të parë për vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Kurti ka folur për zhvillimet në fushën e teknologjisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë edhe prodhimin e municionit në Kosovë.

Po ashtu, në takim është biseduar për sigurinë në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet me NATO-n dhe zhvillimet politike aktuale.

Një nga temat e diskutimit ishte edhe themelimi i xhandarmërisë së Kosovës. Në pyetjen e ambasadorit Hamilton, Kurti ka shpjeguar konceptin e kësaj strukture, duke theksuar nevojën për forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR dhe NATO-n./ Zëri