Sot, temperaturat deri në 29 gradë
Foto: Laura Hasani

Sot, temperaturat deri në 29 gradë

Aktuale June 09, 2026 - 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por pa kushte për reshje domethënëse.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 26 e 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image