Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

Niset kontingjenti “KFOR 8” drejt Kosovës, Forca Tokësore angazhohet në mision paqeruajtës

Aktuale June 15, 2026 - 12:44

Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnjë është zhvilluar ceremonia e nisjes së kontingjentit “KFOR 8”, i cili do të dislokohet në Pejë, në kuadër të misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO-ja.

Efektivët e Forca Tokësore janë nisur drejt misionit me fokus në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke kontribuuar përkrah forcave aleate ndërkombëtare.

Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e profesionalizmit, disiplinës dhe përkushtimit të ushtarakëve shqiptarë në operacionet jashtë vendit, si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare.

Kontingjenti “KFOR 8” pritet të shërbejë në mbështetje të misionit paqeruajtës në Kosovë, duke forcuar bashkëpunimin me aleatët dhe duke kontribuuar në ruajtjen e sigurisë në rajon.

Forca Tokësore u uroi suksese efektivëve në detyrë dhe kthim të sigurt në atdhe.