Forca të shtuara policore në Gazimestan, pasi serbët nisin të mblidhen për “Vidovdan”
Aktuale
June 28, 2026 - 12:23
Në Gazimestan kanë filluar të mblidhen një numër i serbëve të cilat e shënojnë sot të ashtuquajturën “Festa e Vidovdanit”.
Në vendin e ngjarjes vërehen një numër i madh i policëve që kanë dal për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, derisa po kryhen edhe kontrolle të rrepta.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident, ndërsa policia po kontrollon të gjithë pjesëmarrësit, siç shihet në pamjet e Ekonomia Online.