Banorët nisin të mblidhen për protestë, Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë
Aktuale
June 28, 2026 - 13:32
Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë.
Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV Besa, shihen qytetarë në dhe skaj rrugës.
Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ndodhet në Arabinë Saudite, iu tha më herët sot banorëve të Prevallës dhe fshatrave përreth se “nuk ka nevojë për protestë”.
Pacolli tha se “asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me banorët dhe palët e interesit”