Maqedonci dhe Hoxhaj nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut

Maqedonci dhe Hoxhaj nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut

Aktuale July 21, 2026 - 16:03

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), Emin Hoxhaj, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut.

Sipas ministrisë, kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin institucional në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe të avancojë kapacitetet në fushën e sigurisë kombëtare.

“Përmes saj krijohet një kornizë e qëndrueshme bashkëpunimi për koordinim institucional, shkëmbim të praktikave profesionale, organizim të trajnimeve të përbashkëta, mbështetje teknike dhe profesionale, si dhe bashkërendim në trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë e informacionit të klasifikuar”, thuhet në njoftim.