Moti i ashpër lë pa rrymë shumicën e fshatrave në Istog dhe Klinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Moti i ashpër lë pa rrymë shumicën e fshatrave në Istog dhe Klinë

Aktuale July 21, 2026 - 16:05

Breshri i madh që ra dje ka lënë pa rrymë shumicën e fshatrave të Istogut.

Gjendja e njëjtë paraqitet edhe sot në këtë zonë të Kosovës.

Mësohet se edhe gjysma e fshatrave të Klinës nuk kanë rrymë që 24 orë.

Gjithashtu sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për reshje dhe stuhi. /klankosova