“Miqtë e Amerikës” organizon aktivitet për 80-vjetorin e lindjes së Bill Clintonit
Foto: Laura Hasani

“Miqtë e Amerikës” organizon aktivitet për 80-vjetorin e lindjes së Bill Clintonit

Aktuale August 19, 2026 - 07:58

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon aktivitetin tradicional me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Aktiviteti do të mbahet në Stacionin e Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, afër bazës së remontit të autobusëve, në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë.

Organizatorët e kanë cilësuar këtë aktivitet si një ngjarje tradicionale për të shënuar figurën e ish-presidentit Clinton dhe kontributin e tij në raport me Kosovën.