Ushtarët amerikanë ateruan në “Frutex”

Ushtarët amerikanë ateruan në “Frutex”

Aktuale August 25, 2026 - 07:54

Sot kompania "Frutex" pati disa mysafirë të veçantë. Ajo priti 25 ushtarë të aviacionit amerikan në kuadër të KFOR-it.

Edhe më të veçantë këtë vizitë e bëri mënyra e arritjes së tyre: ushtarët ateruan në ambientet e kompanisë me dy helikopterë të tipit "Black Hawk".

Image

Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shohin nga afër procesin e prodhimit dhe të njihen me zhvillimin dhe arritjet e kompanisë "Frutex", e cila është njëra ndër kompanitë më të mëdha eksportuese në Kosovë, me brendet "Golden Eagle", "Natural 100%" dhe "Relax".

Image

Pas vizitës në fabrikë, u organizua një drekë e përbashkët mes drejtuesve të kompanisë dhe ushtarëve, të cilët tash e disa vite shërbejnë në një mision të veçantë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit, ata vizituan edhe ambientet e ndërtuara nga familja Palushi, të dedikuara për ruajtjen dhe kujtimin e historisë dhe sakrificës së popullit të Kosovës.

Image

Ky është artikull i sponsorizuar.