OVL UÇK-ja mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së
Foto: Laura Hasani

OVL UÇK-ja mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së

Aktuale August 25, 2026 - 13:48

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se e mbështesin protestën e thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, më 12 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pak para verdiktit final në Hagë.

“Është thirr një protestë nga ‘Liria ka Emër’ më 12 shtator, ku ne si OVL u bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve, por edhe ne t’i bashkëngjitemi protestës. Ne do të mbështesim protestën dhe bëjmë thirrje të që të jetë një protestë e madhe”, tha ai.