Tasholli: Sa ma shumë janë mundu me ligështu UÇK-në, u kthy si feniksi, ma e fuqishme!
Aktuale
September 12, 2026 - 14:19
Ismail Tasholli nga platforma Liria ka Emër ka thënë që këto ditë është vërtetuar që Kosova e do Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se pavarësisht tentimeve për dëmtimin e reputacionit dhe vlerës së kësaj ushtrie, ata janë “rikthyer si feniksi”.
“Këto ditë anembanë Kosovës e kemi pa veç një gja: që Kosova e don UÇK-në, ama bash përnime”, ka thënë Tasholli në fjalën e tij në Marshin për Liri.
“Sa më shumë janë mundu me e ligështu, na u ka rikthy si feniksi. Ma e fuqishme se kurrë, sepse fuqinë ushtari i lirisë e merr prej vendit të tij dhe njerëzve të tij”.