Policia e Kosovës merr pjesë në punëtorinë rajonale mbi teknikat e mbrojtjes në Shkup
Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës merr pjesë në punëtorinë rajonale mbi teknikat e mbrojtjes në Shkup

Aktuale September 17, 2026 - 20:51

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur, se ka marrë pjesë në punëtorinë e dytë rajonale mbi teknikat e mbrojtjes, e cila u mbajt në Shkup.

Sipas njofitmit të PK-së thuhet se ky aktivitet i rëndësishëm u organizua në kuadër të Asociacionit Rajonal të Akademive Policore/Qendrave të Trajnimit të Evropës Juglindore (RAPATC SEE).

"Ekipi ynë, i përbërë nga një instruktor i Policisë së Kosovës dhe dy kadetë policorë, mori pjesë aktive në sesionet profesionale dhe ushtrimet praktike të kësaj punëtorie. Ky aktivitet shërbeu për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e aftësive profesionale përmes ushtrimeve praktike me partnerët rajonalë", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri