“Ligjëratat mbahen sot në shesh”, vazhdon protesta e studentëve kundër vendimit të Speciales
Aktuale
September 21, 2026 - 12:31
Studentët anëtarë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta e tyre aktualisht po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, raporton Zeri.info.
“Ligjëratat mbahen sot në shesh”, “Historia nuk mund të rishkruhet as të tjetërsohet”, “Çlirimtarë s’jeni vetëm, studentët janë me ju”, janë disa nga pankartat që studentët mbajnë në duar. /Zëri





