Altin Krasniqi flet për bisedën me babanë në Hagë pas vendimit të gjykatës
Aktuale
September 21, 2026 - 19:00
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka folur për gjendjen e babait të tij pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
I ftuar në T7, Krasniqi ka treguar se së fundmi ka biseduar me babain e tij, i cili po mbahet në Hagë.
Sipas tij, Jakup Krasniqi i ka thënë familjes se vendimi e ka bërë edhe më të fortë.
“Prej vendimit tha veç jam bërë më i fortë, kjo forca e tij është duke na dhënë forcë edhe neve si familje, kështu jemi krenar me të”, ka thënë Altin Krasniqi.
Ai ka shtuar se qëndrimi i babait të tij po i jep forcë edhe familjes në këtë periudhë.
Jakup Krasniqi është një nga ish-krerët e UÇK-së ndaj të cilëve Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë më 16 shtator.