Kalojnë mbi 45 minuta, Kuvendi ende nuk nis seancën
Aktuale
September 28, 2026 - 11:45
Kanë kaluar rreth 45 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, por ajo ende nuk ka filluar.
Jo të gjithë deputetët kanë arritur në sallë. Të pranishëm shihen deputetë të Aleancës, ndërsa mungojnë ende deputetë të mazhorancës dhe të partive të tjera opozitare.
Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të shqyrtojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.
Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.
