SPAK-u refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Aktuale
September 29, 2026 - 12:10
SPAK-u ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrje të Erion Veliajt në mbledhjen e 29 shtatorit.
Prokuroria e Posaçme nuk dha pëlqim për asnjë nga alternativat e propozuara nga Këshilli Bashkiak, as shoqërimin fizik të Veliajt në bashki dhe as lejimin e një lidhjeje në distancë përmes videokonferencës.
Kujtojmë që mbledhja e Këshillit Bashkiak do të mbahet sot, në orën 15:00 dhe në fokus është shqyrtimi i draftit ligjor për ndarjen e re Administrativo-Territoriale.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë. /a2cnn