U rrah nga policia dhe ia thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga spitali: S’kisha lidhje fare me protestën

U rrah nga policia dhe ia thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga spitali: S’kisha lidhje fare me protestën

Aktuale October 14, 2026 - 08:29

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Klodiana Spahiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës 19-vjeçarin, të cilit efektivët e policisë ia thyen këmbën pas dhunës së ushtruar.

Ai dëgjohet duke i thënë ministres se nuk kishte lidhje me protestën dhe se ishte duke kaluar në rrugë.

Në lidhje me rastin e të riut janë pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa kanë nisur hetimet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria.