Tensione në Tiranë, digjen veturat e Bashkisë

Tensione në Tiranë, digjen veturat e Bashkisë

Aktuale October 14, 2026 - 19:40

Protestuesit u kanë vënë flakën dhe disa makinave të bashkisë së Tiranës të cilat po pastronin në Rrugën e Durrësit.

 A2 CNN raporton se e gjithë Rruga e Durrësit është e shkatërruar në një skenë lufte ku çdo gjë digjet dhe e pushtuar nga tymi e flakët. Qytetarët e kësaj zone po largohen për shkak të tymit e flakëve.

Qytetarët shprehen të revoltuar për shkak të djegies dhe shkatërrimit të bizneseve dhe dyqaneve aty pranë. (A2 Televizion)