Nis seanca e Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Nis seanca e Kuvendit

Aktuale October 15, 2026 - 10:28

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën pas një kohe të gjatë mungse të seancave të rregullta.

Në këtë seancë janë duke marrë pjesë 83 deputetë, derisa seanca ka nisur me betimin e deputetit të Listës Serbe, transmeton Zeri.info.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë shtatë pika, duke përfshirë pyetjet parlamentare dhe përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe do të bëjnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. /Zëri