Kosova, thirrje qytetarëve në Stamboll të kenë kujdes nga reshjet e dendura dhe përmbytjet
Aktuale
October 15, 2026 - 13:37
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që ndodhen atje të kenë kujdes për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet.
Qytetarët apelohen të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Për sigurinë tuaj, ju rekomandojmë të qëndroni të informuar përmes burimeve zyrtare dhe të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në qytet.
Për raste emergjente, mund të kontaktoni në numrin:
+90 531 105 63 91”, thuhet në njoftim. /Zëri